Ish-ylli brazilian Ronaldo ka zbuluar se ai nuk donte të largohej nga Barcelona në 1997-ën. Fenomeni luajti vetëm një sezon në Camp Nou dhe tronditi Spanjën me magjitë e tij.
Ai e mbylli sezonin 1996-97 me 47 gola në 49 ndeshje, por më pas u shit në mënyrë të pashpjegueshme tek Inter-i në fund të sezonit për 27 milionë euro, një rekord për atë kohë.
Tani, Ronaldo ka zbuluar se kishte rënë dakord për të nënshkruar rinovimin e kontratës me katalanasit, por drejtuesit e klubit u tërhoqën në momentin e fundit.
“Unë do të nënshkruaja rinovimin në fund të sezonit dhe u largova për të luajtur me kombëtaren e Brazilit”, ka thënë Fenomeni për DAZN. “Pesë ditë më vonë, ata më telefonuan për të më thënë se nuk mund të rinovoja”.
Ronaldo ka pranuar se donte të qëndronte te Barcelona, por ka shtuar se klubi nuk e ka vlerësuar aq shumë sa mendonte ai se duhej ta vlerësonte.
“Nuk ka qenë kurrë në dorën time. Unë doja të qëndroja. Nëse klubi nuk më vlerësonte aq sa unë mendoja se duhej të më vlerësonte, atëherë vendimi nuk ishte në duart e mia. Do të më kishte pëlqyer të qëndrojë, por nuk ishte në dorën time”, ka përfunduar Fenomeni.