Drejtori i Milanit, Paoli Maldini, ka thënë se klubi është i lumtur me trajnerin Stefano Pioli, përkundër humbjes turpëruese në derbi ndaj rivalit Inter.
Pioli është duke e udhëhequr Milanin që prej muajit tetor, kur u emërua si zëvendësues i të shkarkuarit Marco Giampaolo, transmeton GE.
Pioli e ka ndryshuar sadopak skuadrën kuqezi, por nuk pritet të mbetet në pozitë edhe pas përfundimit të këtij sezoni.
“Ne jemi të lumtur me Piolin, ai e mori drejtimin e skuadrës në një kohë të vështirë, një ekip që nuk po bënte mirë”, tha Maldini për Sky Sport Italia.
“Skuadra përbëhet nga lojtarë të rinj dhe ai i dha identitet këtij ekipi. Nga tani deri në fund të sezonit mund të ndodhin shumë gjëra”, shtoi ai.
“Të gjithë, lojtarët, trajnerët, menaxherët do të varen nga rezultatet”, theksoi ai.