Pasi është larguar nga fusha e lojës para përfundimit të ndeshjes, Jose Mourinho e ka komentuar në këtë mënyrë barazimin 1-1 të pësuar në minutën e 97-të nga Tottenham-i i tij kundër Newcastle-it.
“Jam i sigurt se pas pjesës së parë, Bruce (trajneri i Newcastle) ka qenë shumë i lumtur se po humbte me vetëm një gol diferencë. E njeh shumë mirë lojën dhe e dinte se 45 minutat e para mund të ishin mbyllur tre ose katër me zero për ne”.
Në lidhje me penalltinë e dyshimtë që iu dha Newcastle-it në minutën e 97-të:
“Nuk do ta komentoj episodin, preferoj të bëj bamirësi se sa t’i paguaj një gjobë Federatës nëse them atë që mendoj. Paraqi tja e skuadrës ka qenë më shumë se e mirë, pjesa e parë ka qenë e jashtëzkonshme”.
“Duhej ta kishim mbyllur tre ose katër me zero, por protieri i tyre ka qenë fantastik dhe falë pritjeve të tij ka lejuar skuadrën që të ishte në lojë deri në fund. Në pjesën e dytë kemi qenë më pak të rrezikshëm, por e kemi menaxhuar mirë kontrollin e topit, duke mos i lënë asnjë mundësi kundërshtarit”.