Barcelona ka shënuar dy gola të shpejtë ndaj Villarealit në takimin që po zhvillohet në javën e tretë në La Liga.
Skuadra katalunase e ka filluar mjaftë mirë takimin, duke kaluar në avantazh në minutën e 16-të.
Ishte Ansu Fati, ai që shënoi një gol të bukur në një asistim nga Jordi Alba, që e gjeti brenda zonës për mrekulli.
Talenti me pasaportë spanjolle nuk u ndal me kaq dhe shënoi edhe golin e dytë në minutën e 19-të.
Talenti i Barcelonës nuk gaboi dhe shënoi golin e parë të tij në këtë edicion.
ANSU FATI…WHAT A GOAL?
pic.twitter.com/97qXTmETsO— Joe (@MessidemicV2) September 27, 2020