Luftëtari irlandez propozoi një luftë mes tij dhe Sanchez në muajin shkurt, por presidenti i UFC, Dana White e hodhi poshtë.
Por 32-vjeçari ka përsëritur idenë e tij përmes një shkrimi në Twitter, për t’u përballur me amerikanin që ka rekord 31-13.
McGregor ndër të tjera shkruan se ”do të ishte nderi im të luftoja me një nga pionerët e këtij sporti”.
Kujtojmë se McGregor vetëm pak muaj më parë vendosi për herë të tretë të tërhiqej nga UFC