Mërgim Vojvoda është vlerësuar me notë 6.8 për paraqitjen në humbje 2:4 të Torinos në shtëpi nga Atalanta.
Mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës ishte titullar, duke dhuruar edhe një asistim, për Andrea Belottin.
Sofascore ka notuar me notë 6.8 Vojvodën, shkruan lajmi.net.
Janë vetëm dy lojtarë të Torinos që janë vlerësuar më shumë se Vojvoda. Belotti me notën 8.3 dhe Tomas Rincon 7.0.
Mërgim Vojvoda këtë verë nga Standard Liege është transferuar te Torino.