Bayern Munich dominim total në Evropë, mposht edhe Sevilla në Superkupën e Evropës pas dramës 120 minutëshe

Bayern Munich janë mbretërit e futbollit evropian këtë edicion.

Pas triumfit në Ligën e Kampionëve dhe në kampionatin gjerman, Bayern Munich kanë fituar edhe Superkupën e Evropës, duke mposhtur më të mirët e Ligës së Evropës, Sevillan, shkruan lajmi.net.

Koha e rregullt mes Bayern dhe Sevilla mbraoi 1:1, por në ‘Extra-Time’ bavarezët shënuan për 2:1.

Sevilla ishte skuadra e parë që kaloi në epërsi në këtë finale të madhe, me Lucas Ocampos që u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë, kur luhej minuta e 13’.

Bavarezët u kthyen në lojë në minutën e 34’, me golin e Leon Goretzka. Gjermanët shënuan edhe një herë në minutën e 51’ me Robert Lewandowski, por goli doli të jetë i pavlefshëm, pas intervenimit të VAR.

Me këto dy gola u mbyll pjesa e rregullt e kësaj ndeshje.

Në vazhdime, Bayern ishin më kërkues dhe arritën të gjenin golin me anë të mesfushorit spanjoll, Javi Martinez, i cili shkundi rrjetën në minutën 104’.

Kjo fitore i siguron Bayernit edhe një tjetër titull, duke vulosur kështu dominimin në futbollin evropian.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *