Trajneri i Legias: Bëmë atë që duhej të bënim, më pëlqeu dinamika

Czeslaw Michniewicz debutoi me fitore në bankinën e Legia Varshavës, duke mundur Dritën në rrethin e tretë kualifikues për Ligën e Evropës.

Trajneri i ekipit polak u shpreh i kënaqur me kualifikimin në “play-off”.

Duke folur pas ndeshjes në konferencën për shtyp, Michniewicz theksoi që në disa momente i pëlqeu loja e skuadrës së tij e në disa momente jo.

“Ne bëmë atë që duhej të bënim dhe kaluam në raundin tjetër. Disa herë kemi luajtur ashtu sic doja unë, por kishte shumë momente për të cilat duhet të punojmë shumë”, deklaroi Michniewicz.

“Kishim pak kohë për t’u përgatitur dhe tani duhet të punojmë edhe më shumë para ndeshjes së play-offit”.

“Më pëlqen dinamika në lojë, më shumë lëvizje në ndërtimin e lojës dhe pas humbjes së topit”.

“Kishim momente të mira. Ne e incizuam ndeshjen me tri kamera, kështu që kemi material për të analizuar”, shtoi trajneri i Legias.

Në “play-off”-in e Ligës së Evropës, Legia takohet me skuadrën Qarabag.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *