Drita i ka dhënë fund aventurës së mrekullueshme evropiane për këtë vit duke u eliminuar nga Liga e Evropës.
Në kuadër të rrethit të tretë eliminator të kësaj gare, kampionia e Kosovës është përballur sonte me Legian e Varshavës.
Ndeshja e zhvilluar në Poloni i ka takuar vendasve me rezultat të pastër, 2:0.
Pas ndeshjes, me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook”, klubi gjilanas ka falënderuar të gjithë për mbështetjen dhe i ka uruar fat Legias në rundin tjetër.
Postimi i plotë i Dritës:
“FT Legia Warszawa – FC DRITA 2:0
Perfundon aventura evropiane per ne, faleminderit te gjitheve per mbeshtetjen!
Legia Warszawas i urojme fat ne rundin tjeter”.
Kujtojmë se Drita e nisi aventurën evropiane këtë vit në Ligën e Kampionëve me fitore ndaj Inter d’Escaldesit, por më pas u përjashtua nga kjo garë para ndeshjes me Linfieldin.
Një gjë e tillë ndodhi për shkak të rasteve me COVID-19 te skuadra gjilanase para ndeshjes me Linfieldin.