Drita sot luan ndeshjen më të rëndësishme në histori të klubit. Gjilanasit luajnë në rrethin e tretë kualifikues për Ligën e Evropës kundër Legias së Varshavës në Poloni.
Ardian Limani ka konfirmuar mungesën në këtë ndeshje pasi që s’ka mundur të rikuperohet me kohë pas lëndimit që pësoi në stërvitjen e fundit në Durrës.
“Fatkeqësisht nuk ia kam dalë të rikuperohem me kohë, kështu që s’do të jem në gjendje të luajë ndaj Legias sonte”, deklaroi Limani në një prononcim të shkurtër nga Varshava për Olle.
Vendin e tij në krahun e djathtë të mbrojtjes pritet ta zë transferimi i verës, Vladica Brdarovski.
Ky i fundit debutoi nën fanellën e gjilanasve të enjten e kaluar në përballjen ndaj Sileksit.
Kujtojmë që Limani është një prej futbollistëve më meritorë për mbërritjen e Dritës në këtë fazë.