Chelsea ka kaluar tutje në EFL Cup, pas fitores 6:0 ndaj Barnsley.
Ishte transferimi i kësaj vere, Kai Havertz, që pati ditën e tij, duke shënuar ‘het-trikun’ e parë për Chelsean.
Reprezentuesi gjerman shënoi në minutat 28’, 55’ dhe 66.
Tammy Abraham, Ross Barkley dhe Oliver Giroud ishin lojtarët e tjerë që shënuan në këtë fitore të thellë të Chelseas.
Tani Chelsea duhet të presë shortin për të mësuar kundërshtarin e radhës.