Të enjten, skuadra polake e Legias pret kampionët e Kosovës, në ndeshjen e vlefshme për raundin e tretë të Ligës së Evropës.
Drita fillimisht ka qenë pjesë e Ligës së Kampionëve, ku ishin eliminuar shkaku i rasteve me COVID-19 në skuadër, por sipas Nuhiut, kjo gjë nuk ka ndikuar në skuadër.
“Ne shpejt e harruam diskualifikimin nga kualifikimet për në Ligën e Kampionëve. Ne tashmë kemi luajtur një ndeshje me Sileksin, në të cilën u treguam shumë mirë, kështu që diskualifikimi nuk pati ndikim negativ tek ne”, ka deklaruar Nuhiu.
Duke folur për ndeshjen kundër Legias, ai ka shtuar: “Ne jemi të vetëdijshëm se me kë po luajmë, por nuk do të trembemi. Ne do të luajmë ndeshjen tonë dhe do të shohim sa a do të jetë e mjaftueshme”.