Ndërhyrja “horror” e javës në futboll – ndodhi në Premierigë [Video]

Ndeshja e djeshme e kampionatit anglez Newcastle – Brighton e mbyllur me rezultat 0:3 regjistroi një nga momentet më skandaloze për sa i përket faulleve në historinë e futbollit.

Në minutën e 89-të të takimit futbollisti i Brightonit, Bisoma godet me takë në fytyrë futbollistin rival Luis.

Gjatë dyluftimit, Bisoma përkulet dhe ngre takën duke goditur Luisin direkt në fytyrë. Goditja e tij ngjason totalisht me taktikat e dyluftimit të karatesë.

Ndeshja u ndërpre dhe pas konsultimit me VAR-in, gjyqtari akordoi direkt kartonin e kuq për mesfushorin nga Mali, Bisoma.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *