Challandes ka vendosur për Bernard Berishën

Paraqitja individuale ndaj Greqisë e ka bindur trajnerin e Kosovës Bernard Challandes t’i besojë sërish futbollistit të Akhmat Groznit, Bernard Berisha.

Mediat në Kosovë shkruajnë se tekniku zviceran i “Dardanëve” do ta thërrasë Berishën për takimet me Maqedoninë e Veriut, Slloveninë dhe Greqinë në Ligën e Kombeve, të cilat do të luhen në muajin tetor.

Berisha hapi debat pasi shënoi dhe festoi në mënyrë kontraverse për golin ndaj Greqisë në humbjen 1-2 në shtator duke lënë të kuptohet se festimi i tij i drejtohej trajnerit Challandes, i cili nuk e kishte thirrur te Kosova për dy vite.

Pas ndeshjes, Berisha mohoi që festimi i tij i drejtohej trajnerit Challandes, ndërsa ky i fundit theksoi se nuk do të toleronte sjellje të tilla. Tashmë duket se mes të dyve është arritur “paqja”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *