Sergio Ramos e kishte ndihmuar klubin duke i bindur shokët e skuadrës që të hiqnin dorë nga 10% e pagës së tyre, shkaku i krizës që ishte shkaktuar nga pandemia COVID-19.
Kurse, tani Ramos një gjë të tillë e ka bërë prap, duke i bindur futbollistët që të heqin dorë nga bonuset e tyre.
Real Madridi do të kursejë rreth 25 milionë euro, pasi që futbollistët kanë hequr dorë nga bonuset e tyre.
Ky veprim i futbollistëve u vlerësua mjaft shumë nga bordi i klubit dhe presidenti Florentino Perez.