Aletico Madrid ka rrugën e hapur për të nënshkruar me Luis Suarez.
Barcelona nuk do të jetë pengesë për Luis Suarez që ky i fundit të transferohet te skuadra e Atletico Madrid.
‘Sport’ raporton se Suarez dhe Barca kanë arritur marrëveshjes të dyanshme për shkëputjen e kontratës, përcjell lajmi.net.
Kësisoj, Suarez dotë kalojë te ‘Rojiblancos’ si një transferim i lirë.
Lojtari në anën tjetër është pajtuar që të heq dorë nga një pjesë e pagës së tij dhe është gati t’i bashkohet tempullit ‘Wanda Metropolitano’.
Zyrtarizimi për këtë transferim thuhet të jetë vetëm çështje kohe.