‘Profa’ për bashkimin e futbollit të Kosovës dhe Shqipërisë: Më mirë dy skuadra të fuqishme në Evropë se sa shtatë të dobëta

Përfaqësuesja e Kosovës në muajin shtator ka zhvilluar dy ndeshje në kuadër të Ligës së Kombeve këtë muaj.

Skuadra që drejtohet nga Bernard Challandes ka barazuar fillimisht me Moldavinë 1:1 dhe më pas është mposhtur nga Greqia 1:2.

Derisa po flitej për Kombëtaren e Shqipërisë dhe Përfaqësuesen e Kosovës si dhe për bashkimin e futbollit shqiptar, trajneri kosovar Bylbyl Sokoli e ka dhënë një deklaratë interesante.

Ai e ndjen nevojën e bashkimit të futbollit shqiptar.

“Nuk jam i asaj që të kemi shtatë skuadra shqiptare në Evropë apo tre presidentë shqiptar të federatave të futbollit, jam për një ligë të përbashkët”, deklaroi Sokoli në “Dueli Sportiv”, përcjell “Zeri.

“Më mirë të kemi dy skuadra shqiptare në Evropë, por t’i kemi të fuqishme, gjithashtu edhe një president të fuqishëm”, tregoi ish-trajneri i FC Prishtinës.

“Të bashkuar mund të konkurrojmë edhe në Botëror apo Evropian, do të kishim lojtarë të mirë, do të kishim shumë Rashica dhe Muriqi”, shtoi “Profa”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *