Bota e futbollit është tronditur së fundmi, nga një lajm i ardhur nga Gana.
Skuadra e të rinjve të Ganës, ishin duke udhëtuar së bashku në një autobus, i cili ka pësuar aksident dhe ka rezultuar fatal. Autobusi pas aksidentit të pësuar, ka rënë në një lumë, ku kanë ndërruar jetë 6 lojtarë të rinj dhe rreth 30 të tjerë janë të plagosur rëndë.
Lajmi është konfirmuar nga Federata e Futbollit e Ganës, ku bëhet e ditur për aksidentin dhe 6 lojtarë të rinj që kanë ndërruar jetë. Një lajm i trishtë ky për të gjithë botën e sportit, pasi janë ndarë nga jeta gjashtë lojtarë të rinj, me bilancin që rrezikon të rritet, pasi edhe të plagosurit kanë marrë dëmtime të shumta.