Reali Madridi ka barazuar pa gola, në ndeshjen e parë për sezonin 2020/21 në La Liga.
Kampioni në fuqi nuk arriti të arkëtojë pikë të plota në udhëtim te Real Sociedad.
Ndeshja e zhvilluar në stadiumin ‘Anoeta’ prodhoi shumë raste, por në fund rrjeta nuk u tund asnjëherë.
Skuadra e Zinedine Zidane padyshim që ishte më dominuese, megjithatë përpjekjet ishin të kota në mbrojtjen e çeliktë të vendasve.
Futbollisti shqiptar, Adnan Januzaj u fut në lojë në minutën e 74-të për Sociedadin.
Real Madrid takimi e ardhshëm e luan sërish si mysafir, ndaj një skuadra të papërshtatshme si Betis, kurse për Sociedad ky ishte barazimi i dytë pas dy ndeshjeve të para.