Java e dytë në kampionatin anglez sjell derbin e madh ndërmjet Chelseat dhe Liverpoolit që zhvillohet në Stamford Bridge.
Dy skuadrat e kanë nisur me fitore edicionin e ri në Ligën Premier, ashtu që pritet një përballje interesante mes tyre.
Për më shumë, Blutë kanë bërë përforcime të shumta këtë sezon, derisa kampioni dëshiron të tregojë forcën e vet.
Trajnerët Frank Lampard dhe Jurgen Klopp do t’i vënë përballë taktikat e tyre për këtë sfidë.
Formacioni i Chelseat: Kepa, James, Christensen, Zouma, Marcos Alonso, Kante, Kovacic, Jorginho, Havertz, Mount, Werner.
Formacioni i Liverpoolit: Alisson, Alexander-Arnold, Fabinho, Van Dijk, Robertson, Henderson, Wijnaldum, Keita, Salah, Firmino, Sadio Mane.