Sulmuesi shqiptar me pasaportë zvicerane, Albian Ajeti po vazhdon me formën shumë të mirë në kampionatin skocez.
Ajeti ka shënuar edhe një tjetër gol në fanellën e Celticu duke u bërë kështu shënuesi kryesor i skuadrës.
Sulmuesi ksoovar ka shënuar golin e katërt në pesë paraqitje në Premiership. Sonte 23-vjeçari realizoi ndaj Livingstonit, në fitoren 3:2. Ajeti shënoi në minutën e 52-të.
Pos katër golave, Ajeti ka edhe një asistim në ligën kryesore të Skocisë, me Celticun që i prin tabelës.