Messi lufton në të gjitha frontet, i bashkohet Sanchos në një statistikë të veçantë

Lionel Messi po shkëlqen në të gjitha aspektet e lojës së futbollit.

Ylli argjentinas i Barcelonës, duket sikur është kthyer në një mesfushor i cili shënon shumë gola.

Në ndeshjen e mbrëmshme kundër Real Betis, Messi arriti të regjistronte tri asistime, në fitoren 2:3 të skuadrës së tij.

Me këto tri asistime, Messi i është bashkuar Jadon Sanchos në një statistikë të veçantë. Dy lojtarët janë të vetmit në top pesë ligat evropiane që kanë shifra dyshifrore në gola dhe asistime, përcjell lajmi.net.

Messi regjistron 14 gola këtë edicion në La Liga, si dhe ka shtuar 11 asistime për shokët e skuadrës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *