Ramadanin përveç fitores te Prishtina e gëzon edhe një tjetër gjë

Trajner i ri i Prishtinës, Zekirija Ramadani ka debutuar me fitore në stolin e Prishtinës, duke e mposhtur Drenicën 3:0.

Tekniku shkupjan mbeti i kënaqur me lojën e treguar nga futbollistët e tij, ndërkohë më së shumti mbeti i kënaqur që skuadra e tij arriti ta ruajë portën e paprekur.

“Përpos faktit që fituam, më gëzoi edhe porta e paprekur. Serioziteti i lojtarëve ishte maksimal. Mësuam edhe nga ndeshja e djeshme ku pati befasi”, deklaroi Ramadani për “Art Sport”.

Ramadani më pas ka folur edhe për presionin e titullit, ndërkohë që ka deklaruar se skuadra e tij do të futet nga ndeshja në ndeshje.

“Do t’i marrim ndeshjet një nga një. Presion për titull ka, por ne do të japim maksimumin. Kemi futbollistë shumë të mirë, nuk e kam pasur aspak problem, këtu ndjehem shumë rehat”, ka përfunduar Ramadani.

Në kuadër të xhiros së dytë skuadra e Prishtinës do të takohet me Arbërinë. A

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *