Mirlind Daku e ka nisur sezonin e ri në mënyrë të jashtëzakonshme duke shënuar het trik në ndeshjen e parë të sezonit kundër Beses së Pejës.
Sulmuesi gjilanas u shpreh i lumtur me golat e realizuar, por që deklaroi se me rëndësi të madhe janë pikët.
“Ndjehem shumë mirë, së pari për tre pikët e fituara, pastaj edhe për golat e realizuar. Të nisësh kampionatin në këtë mënyrë është ndjenjë e mirë për mua dhe shpresoj që do të vazhdoj ta ndihmoj kështu skuadrën me shumë gola”, theksoi Daku për “Art Sport 2”.
Ky ishte tre golëshi i parë për Dakun pas një kohe të gjatë në kampionatin kosovar, teksa me këta gol njëherit edhe shpall kandidaturën për “Këpucën e Artë” këtë edicion.
Në ndeshjen e radhës, Ballkani e pret në shtëpi Feronikelin.