Sulmuesi shqiptar në dy javët e fundit ka stërvitur rregullisht me klubin e parë katalanas, por pamundur të fitojë ftesën e trajnerit Quique Setien.
Manaj ka mundësinë ta shfrytëzojë mungesën e sulmuesit qendror për të depërtuar në ekipin e parë, pas dëmtimit të Luis Suarez, shkruan lajmi.net.
Mbetet të shihet kësaj radhe nëse ai do të marrë ftesë në ekipin e parë, sidomos pasi më 1 mars zhvillohet El Clasico dhe 22-vjeçari mund të ketë mundësi të artë për të luajtur në ‘Bernabeu’.
Përveç Manajt, Sergi Puig, Guillem, Pena, Araujo, Cuenca, Riqui Puig dhe Matheus janë stërvitur me ekipin e parë nga Barcelona B.
Tjetër lajm i mirë është edhe rikthimi i Gerard Pique në seancën e sotme stërvitore./topi.com/