Paris Saint-Germain ka gjetur fitoren e parë në sezonin e ri të Ligue 1. Kundër Metz, 10 kundër 11, parisienët kanë arritur të marrin pikët e plota falë një goli të Draxler në fundin e ndeshjes.
Suksesi i parë pas dy humbjes në dy ndeshjet e para për Tuchel dhe lojtarët e tij. Megjithatë, ka qenë një fitore që ka shtuar pakënaqësinë brenda skuadrës.
Sipas RMC Sport, futbollistët e PSG-së nuk janë aspak të kënaqur me punën e trajnerit Thomas Tuchel aq sa e kanë tallur në dhomat e zhveshjes për taktikat dhe skemat e lojës.
Nga sa mësohet, skuadra nuk ka shumë besim tek aftësitë e tij si trajner, aq sa dikush ka bërë shaka mbi faktin se e vetmja skemë që përdoret është ajo për t’ia dhënë topin Neymar-it me shpresën që ai ta zgjidhë ndeshjen.
Akuza të rëndësishme që kanë ardhur nga ndeshja e humbur kundër Marseille vetëm pak ditë më parë dhe që duket se nuk janë ndalur pas fitores kundër Metz. Pozicion i Tuchel te PSG nuk është në rrezik, por lojtarët duket se e mendojnë ndryshe…