Drita e Gjilanit është kualifikuar në rundin e tretë eliminator të Ligës së Evropës.
Skuadra që drejtohet nga Ardian Nuhiu ka regjistruar sukses historik sonte.
Për herë të parë në historinë e futbollit kosovar, Drita është bërë skuadra e parë që arrinë në këtë fazë, pas fitores së sontme ndaj Sileksit.
Kampionia e Kosovës e ka mposhtur skuadrën nga Maqedonia e Veriut me rezultat të pastër, 0:2.
Sa i përket statistikave, Sileksi kishte posedimin me 52 përqind, derisa tentimet për gol, dy skuadrat i kishin të njejta – 12:12.
Drita ishte skuadër më precize duke pasur katër gjuajtje në portë, kurse vendasit vetëm një.
Në rundin e tretë eliminator, Drita do të përballet me Legian e Varshavës në Poloni.
Kjo ndeshje do të zhvillohet pas një jave.