Drita “mbulohet me para”, ja çfarë shume ka fituar për kalimin në rrethin e tretë!

Drita ka shkruar historinë në Shkup! Gjilanasit janë bërë skuadra e parë kosovare që siguron kalimin në raundin e tretë kualifikues të Ligës së Evropës.

Kampioni i Kosovës bëri një paraqitje shumë të mirë në “Filipi 2”, duke mundur me lojë e me rezultat ekipin maqedonas, Sileks.

Ekipi i Ardian Nuhiut fitoi me rezultat të pastër, 2:0, falë dy golave të realizuar në pjesën e dytë nga Fidan Gërbeshi dhe Ardian Limani.

Pas fitores sonte, Drita ka përfituar 280 mijë euro.

Këtë shifër nga UEFA do ta marrë secila skuadër që është kualifikuar në rrethin e tretë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *