Drita ka shkruar historinë në Shkup! Gjilanasit janë bërë skuadra e parë kosovare që siguron kalimin në raundin e tretë kualifikues të Ligës së Evropës.
Kampioni i Kosovës bëri një paraqitje shumë të mirë në “Filipi 2”, duke mundur me lojë e me rezultat ekipin maqedonas, Sileks, përcjellë Olle.
Ekipi i Ardian Nuhiut fitoi me rezultat të pastër, 2:0, falë dy golave të realizuar në pjesën e dytë.
Kryetari i klubit, Valon Murseli, ka ironizuar me trajnerin e Ballkanit, Ismet Munishin.
“Ciu ciu”, ishte postimi i Murselit në Facebook, duke ia kujtuar Munishit shprehjen e tij pas rifillimit të kampionatit nga pandemia.
‘’CIU CIU’’ ⚪️?⚽️⚽️
Posted by Valon Murseli on Thursday, September 17, 2020