Skuadra spanjolle, Granada e ka mposhtur Teutën e Durrësit me rezultatin 4:0, duke bërë një debutim thuajse perfekt në arenën evropiane.
Spanjollët nuk e vunë në diskutim për asnjë moment triumfit, teksa arritën të zhbllokonin sfidën me anë të sulmuesit Roberto Soldado në minutën e 5-të, ndërkohë që Kenedy dyfishoi shifrat në minutën e 10-të.
Më pas ishte radha e Yangel Herreras që shënoi dy herë në minutat 31 dhe 46.
Skuadra e Martinit e mbylli sfidën me 10 lojtarë pas daljes me kartonin e dytë të verdhë të Fabjan Beqjas.
Vlen të theksohet fakti se diferencat në fushën e lojës ishin të frikshme, teksa Teuta nuk bëri asnjë gjuajtje të rrezikshme në kuadrat.