Pas marrjes së dritës jeshile nga Ministria e Shëndetësisë, tashmë Federata e Futbollit e Kosovës po bën përgatitjet e fundit për fillimin e stinorit të ri futbollistik 2020/21.
Megjithëse ende nuk është konfimuar zyrtarisht nga ‘shtëpia’ më e madhe e futbollit në vend, tashmë siç mëson Gazeta “Sheshi”, kampionati elitar do të nis nga kjo javë, madje qysh nga e premtja.
Dueli ndërmjet Trepçës ’89 dhe Arbërisë do të hap siparin e një sezoni, i cili pritet të jetë më interesant se asnjëherë më parë.
Dy ndeshje të tjera do të zhvillohen të shtunën, ndërkohë dy ndeshje të tjera të dielen.
Drita do ta nis mbrojtjen e titullit kampion të dielën ndaj Llapit, në një duel, i cili ende nuk ka marrë konfirmimin e FFK-së.
Po të dielën do të zhvillohet edhe ndeshja tjetër derbi ndërmjet Feronikelit dhe Gjilanit.
Të shtunën do të zhvillohen dy takime të tjera. Prishtina e pret Drenicën, ndërkohë Besa i bën konak Ballkanit të super përforcuar.
Orari i xhiros së parë në Superligë:
E premte
Trepça ’89 – Arbëria
E shtune
Prishtina – Drenica
Besa – Ballkani
E diel
Feronikeli – Gjilani
Drita – Llapi
Ora e ndeshjeve mbetet për t’u konfirmuar, megjithëse në parim të gjitha klubet kanë marrë njoftimet për takimet e tyre të cilat mund të nisin nga ora 16:00.