Marash Kumbulla ka zbarkuar si një yll i vërtetë në Romë, ku do të kryejë testet mjekësore.
Mbrojtësi shqiptar, sipas gazetarit të Sky Sport Italia, Gianluca Di Marzio, do të lëvizë si huazim me detyrim blerje për 30 milionë.
Kumbulla ka zbarkuar në Fiumicino dhe do të shkojë në “Villa Stuart” për vizitat e tij mjekësore.
Gazetarë të shumtë që ishin të pranishëm kërkuan që t’i merrnin pak fjalë për skuadrën e re që do të përfaqësojë, por pa ia dalë dot.
Sipas mediave ai do të nënshkruajë një kontratë pesë-vjeçare me klubin kryeqytetas, me pagë 1.5 milionë euro në sezon, plus bonuset.
Kumbulla ka zhvilluar 28 lojëra ndeshje me Hellas Veronën, prej që kur kaloi para dy sezonesh në ekipin e parë.