Ardian Ismajli ka bërë hapin e madh në karrierë, duke u transferuar në një kampionat të rëndësishëm si ai Serie A.
Mbrojtësi shqiptar pas shkëlqimit me Hajdukun e Splitit ka kompletuar transferimin në kampionatin italian te Spezia.
23-vjeçari ka arritur ditë më parë marrëveshje, por tani ka ardhur zyrtarizimi nga klubi italian.
Spezia ka paguar 2,5 milionë euro për transferimin e Ismajlit në Serie A.
Kujtojmë që prishtinasi e nisi karrierën te 2 Korriku, pastaj vazhdoi te Prishtina para se t’i bashkohej Hajdukut të Splitit.
Për mbrojtësin shqiptar ky është hapi i madh në karrierë ku shpreson që Spezian ta shfrytëzojë si trampolinë para transferimit tek ndonjë klub më i madh evropian.
Ismajli është edhe anëtar i rregullt i Kombëtares së Shqipërisë. /Telegrafi/