Tensionohet në maksimumin marrëdhënia mes klubit të Barcelonës dhe sulmuesit Luis Suarez.
Drejtuesit “blaugrana” nuk kanë ndërmend t’u nënshtrohen tekave të 33-vjeçarit, madje e kanë kërcënuar lojtarin se do ta lënë në stol apo në tribunë për një vit (domethënë, deri në përfundimin e kontratës, që skadon në qershor 2021).
Pas lajmeve të djeshme të “El Mundo Deportivos”, sot është është gazeta tjetër sportive katalane, “Sport”, që rrit dozën e tensionit.
Sulmuesi uruguajan nuk është pjesë e planeve të klubit dhe trajnerit Koeman dhe, nëse ai nuk bie dakord për të prishur kontratën (Barcelona do të kursente pagën e 10 muajve të ardhshëm), për të nisur një përvojë diku tjetër, klubi është i gatshëm të marrë masa ekstreme.
Këtë konflikt mes Barçës dhe Suarezit Juventusi po e ndjek si një spektator i interesuar, por jo pa u trembur.
Sepse, nëse është e vërtetë që bardhezinjtë e duan Suarezin si partnerin e Cristiano Ronaldos, është po kaq e vërtetë që faktori kohë ka një peshë specifike të konsiderueshme.
Uruguajani, që ende nuk ka e zgjidhur problemin e tij me Barçën, në fakt duhet të marrë pasaportën italiane për të qenë më në gjendje të bashkohet me kampionët e Italisë. Sa më shumë të kalojë koha, aq më keq për bardhezinjtë, me Andrea Pirlon që e bëri të qartë edhe pas miqësores me Novarën që pret mbërritjen sa më parë të një qendërsulmuesi.
Paratici pret mesin e kësaj jave për të kuptuar se sa mund të jetë me të vërtetë koha që nevojitet për procesin burokratik për dokumentet e nevojshme për të qenë në gjendje të regjistrojnë Suarezin. Loja, pra, është e dyfishtë dhe rezultati nuk është ende i qartë: kjo është arsyeja pse të dy, Dzeko dhe Milik mbeten alternativa konkrete. Suarez, nëse dëshiron Juven, nuk mund ta zgjatë pambarimisht “lojën” me Barcelonën.