Portieri kosovar, Arijanet Muric, ka mbërritur në Spanjë.
Muric pritet të zyrtarizohet te skuadra e Girona, ku edhe pritet të ketë minuta në dispozicion.
Gardiani i portës kosovare ka zbarkuar së fundmi në qytetin e Girona, dhe tashmë bëhet e ditur se pritet vetëm konfirmimi.
Muric do të shkojë te Girona në formë huazimi, pasi Man City nuk ishin gati ta shesin kartonin e tij këtë merkato.
Girona ka larguar së fundmi portierin e parë të skuadrës duke lënë shpresa që Aro të ketë minuta maksimale në Spanjë.