Ballkani pranon ofertë të majme nga Turqia për Baftiun

Saga e të ardhmes së Blendi Baftiut pritet të marrë epilog gjatë ditëve të ardhshme.

Mesfushori ofenziv i Ballkanit, i cili ishte golashënuesi më i mirë i vitit të fundit në Superligën e Kosovës, të ardhmen pritet ta vazhdojë në Alanyaspor, skuadrën e Superligës së Turqisë.

Për ta përmbyllur transferimin e 22-vjeçarit nga Prishtina, klubi turk i ka dërguar një ofertë zyrtare Ballkanit, mëson Insporti nga burime të afërta me klubin suharekas.

Këto burime kanë nënvizuar po ashtu se oferta vazhdon të jetë në tavolinën e drejtuesve të Ballkanit, por ende nuk është pranuar.

Oferta zyrtare e klubit që militon në Superligën e Turqisë pesë vitet e fundit, është e goxha majme në aspektin financiar për klubin nga Suhareka, kanë treguar për Insportin të njëjtat burime.

Alanyaspor, gjatë këtij afati kalimtar ka shfaqur interesim edhe për futbollistin tjetër të Ballkanit, 21-vjeçarin Arbër Hoxha, por ky interesim ka rënë dukshëm ditëve të fundit.

Hoxha nuk do të transferohet tek Alanyaspor, kanë thënë burime brenda klubit të Ballkanit.

Arseyja e “dështimit” të transferimit të Hoxhës, siç ka mësuar Insporti, ndërlidhet me ndryshimin e trajnerit të skuadrës turke.Kësisoj, e ardhmja e sulmuesit të krahut është në Suharekë. Ai pritet të nënshkruajë kontratë të re me Ballkanin dhe të jetë pjesë e klubit së paku deri në përfundimin e edicionit të ri të Superligës.

Arbër Hoxha shpërtheu në edicionin e fundit të elitës së futbollit kosovar, kur në 24 ndeshje realizoi 6 gola me Ballkanin. Teksa gjendej në formën më të mirë, 21-vjeçari pësoi një lëndim të rëndë në gju rreth dhjetë xhiro para përfundimit të edicionit 2019/20.

Ndërkaq, Blend Baftiu ka qenë lojtari më i përfolur i futbollit vendor gjatë këtij afati kalimtar.Për futbollistin e Përfaqësueses U-21 të Kosovës është raportuar të kenë shprehur interesim gjatë dy muajve të fundit edhe gjigantët austriakë: Austri e Rapid Vjena, si dhe klubi i madh turk, Fenerbahçe.

Baftiu në Ballkan ishte transferuar nga Prishtina dhe nën udhëheqjen e trajnerit Munishi arriti formën më të mirë. Karrierë ka bërë edhe tek Flamurtari i Vlorës, Skenderbeu i Korçës e Ramiz Sadiku në Prishtinë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *