Vazhdon çmenduria e Chelseat, konfirmohet edhe një lojtar

Është duke vazhduar ende merkato e çmendur e Chelsea këtë sezon.

Skuadra e Frank Lampard ka bërë blerje të bujshme këtë afat kalimtar, duke transferuar Timo Werner, Kai Havertz, Hakim Zieych, Thiago Silva, Sarr, Ben Chillwell, me londinezët që janë afër kompletimit të portierit të Rennes, Edouard Mendy.

Lajmin e ka konfirmuar gazetari i njohur i The Guardian, Fabrizio Romano.

“Oferta e re e Chelseat për Edouard Mendy është pranuar nga Rennes. Marrëveshja do të kompletohet në ditët e ardhshme, me portierin që do të fluturojë drejt Londrës ku do të këtë testet mjekësore. Kushtet personale janë arritur ditë më parë, Frank Lampard do të këtë portier të ri” – thuhej në njoftimin e tij.

Edouard Mendy vjen pas një sezoni dëshprues nga portieri më i shtrenjtë në histori të futbollit, Kepa Arrizabalaga.

Përveç Edouard Mendy, Chelsea planifikon transferimin e mesfushorit të West Ham United, Declan Rice për ta kompletuar njërin nga afatet kalimtare më të çmendura të kohëve të fundit./Insporti.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *