Legjenda e Manchester Unitedit, Paul Scholes ka pranuar se Lionel Messi është lojtari më i mirë me të cilin ai ndau fushën, duke e zgjedhur atë përpara ish-bashkëlojtarit të tij, Cristiano Ronaldos.
45-vjeçari anglez luajti së bashku me Ronaldon gjatë gjashtë viteve të shkëlqyera të super yllit të Juventusit në Old Trafford.
Scholes ishte i shpejtë për të theksuar se ai ndau fushën me ish futbollistët legjendar si Eric Cantona, Zinedine Zidane, Andrea Pirlo dhe Xavi.
Sidoqoftë, ish-lojtari anglez e bëri të qartë se ai e mban kapitenin e Barcelonës, Messi mbi Ronaldon dhe mbi pjesën tjetër të emrave të lartpërmendur.
“Unë mendoj për lojtarët e shkëlqyeshëm me të cilët kam ndarë fushën: Eric Cantona, Zinedine Zidane, Pirlo, Xavi, Cristiano Ronaldo dhe më i madhi nga të gjithë është Messi”, ka thënë Scholes për The Independent.
Scholes, i cili vlerësohet si një nga mesfushorët më të mirë të të gjitha kohërave, ka luajtur katër herë kundër Messit në karrierën e tij të zgjuar.
Ish-ylli i Djajve të Kuq u përplas me Messin gjatë të dy ndeshjeve të gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve në vitin 2008 dhe në finalet e 2009 dhe 2011.
Anglezi kujtoi raste kur Messi ishte i pandalshëm dhe e lavdëroi për talentin dhe punën e tij. /Telegrafi/