Liverpooli ka arritur marrëveshje me futbollistin e Bayern Munichut, Thiago Alcantara.
Alcantara do të nënshkruajë kontratë trevjeçare me Liverpoolin.
Sipas së përditshmes gjermane “Bild”, mesfushori spanjoll ka pasur një takim me krerët e klubit anglez, ku është pajtuar me kushtet e ofruara.
Vlera e transferimit të tij nga Gjermania në Angli e kap vlerën e 30 milionë eurove.
Krahas Liverpoolit, futbollistin e Kombëtares së Spanjës e ka kërkuar edhe Manchester Unitedi.