Atletico Madridi është klubi i fundit që i është bashkuar garës për transferimin e sulmuesit të Barcelonës, Luis Suarez.
Sulmuesi uruguaian thuhet se është njoftuar nga trajneri i ri i Barcelonës, Ronaldo Koeman, se nuk bënë pjesë në planet e tij.
Kështu, Suarez është në tregun e transferimeve dhe interesimi për të nuk mungojnë nga klubet më të mëdha.
Suarez dukej i destinuar të transferohej te Juventusi këtë verë, por një marrëveshje ende nuk është arritur.
Tani sipas mediumit Deportes Cuatro, Atletico Madridi ka hyrë në garë për transferimin e sulmuesit të rrezikshëm.
Ekipi i drejtuar nga Diego Simeone thuhet se po kërkon të mposht Juventusin në garën për nënshkrimin e yllit uruguaian. /Telegrafi/