Guardiola nuk ka dyshim: Ky është mesfushori më i mirë në botë

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola beson se ai e ka në skuadër mesfushorin më të mirë në botë pasi trajnon belgun Kevin De Bruyne.

Belgu fitoi çmimin ‘Lojtari i Vitit’ nga shoqata e futbollistëve profesionit në Angli, pavarësisht se City nuk fitoi Ligën Premiere në sezonin e fundit.

De Bruyne bëri plot 20 asistime në sezonin e fundit në Ligën Premiere, duke treguar edhe njëherë që është njëri nga lojtarët më të mirë në botë.

Fantazisti është lojtari kryesor i Cityt pasi ata kërkojnë të fitojnë përsëri kampionatin dhe më në fund të fitojnë Ligën e Kampionëve këtë sezon.

Është vetë trajneri Guardiola, i cili ka thurë elozhe për lojtarin e tij, duke e cilësuar si mesfushorin më të mirë në botë.

“Ai është një lojtar ‘masterklas’, një nga lojtarët më të mirë që kam trajnuar ndonjëherë në jetën time”, ka thënë fillimisht Guardiola në një dokumentar të ri në lidhje me karrierën e De Bruyne.

“Tani për tani, ai është më i miri. Në pozicionin e mesfushës, ai është më i miri”, përfundoi trajneri i Cityt.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *