Lindrit Kamberi është transferuar te FC Winterthuri nga FC Zurich në formë huazimi për një edicion.
20-vjeçari që luan si qendërmbrojtës gjatë diotës së sotme ka kaluar te klubi që bën gara në Ligën e Dytë zvicerane.
Fillimisht, ai ishte në prova te Winterthuri para se t’i bindte drejtuesit e klubit për ta huazuar.
Së fundmi, ai ishte i huazuar te FC Wil 1900, ku ka zhvilluar 35 ndeshje.
Nga ana tjetër, Albin Sadrijaj është transferuar në baza permanente te SC Kriens, ku ka qenë i huazuar në dy vitet e fundit.
23-vjeçari është pjesë e FC Zurichut nga viti 2011, derisa në vitin 2017 kishte nënshkruar kontratën e parë profesionale.