Zyrtare: Tonali nënshkruan për Milanin

Sandro Tonali është zyrtarisht lojtar i Milanit pasi që ka kompletuar testet mjekësore dhe do të vesh fanellën me numër 8.

Mesfushori është larguar nga Brescia si formë huazimi për 10 milionë euro me opsionin për blerje edhe 10 milion plus 15 milionë bonuse dhe 10 për qind të shitjes në ndonjë ekip.

Testet mjekësore janë bërë sot kurse ai ka nënshkruar kontratë pesë vjeçare në mbrëmje.

Ai ishte shumë afër për t’ju bashkuar Interit me kushte të njëjta, por pasi zikaltërit u tërhoqën pas dhe u fokusuan në lojtarë të tjerë, milan erdhi me ofertën e tyre.

Tonali është një tifozë i madh i kuqezive, kështu që Presidenti i Brescia, Massimo Cellino ka thënë se zgjedhja e 20 vjeçarit ishte e lehtë.

Ka pasur disa lajme që ai e ka telefonuar Gennaro Gattuson personalisht për ta pyetur a mund ta bartë fanellën me numrin tetë.

“Ne jemi të lumtur ta mirëpresim Sandron në familjen kuqezi”, tha drejtori teknik Paolo Maldini.

“Ne besojmë që ai është një vlerë shtesë për ta ndërtuar të ardhmen së bashku. Ai është një mesfushor me perspektivë të madhe i cili di si të interpretojë vlerat e klubit tonë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *