Interi ka vendosur për të ardhmen e mesfushorit Radja Nainggolan. Lojtari belg duket se do të mbetet në “San Siro” dhe Antonio Conte do ta ketë pjesë të grupit për sezonin e ri, të paktën diçka të tillë e konfirmon presidenti i Cagliarit, Giulini.
Ai tha për Sky Sport se nuk do të rikthejnë mesfushorin, pasi zikaltrit duan ta mbajnë në skuadër. “Nainggolan? E pamundur për ne që ta rikthejmë mbrapsht.
“Kisha një takim me drejtuesit e Interit dhe ata duan të mbajnë Nainggolanin”, – tha ai. Gazetari Fabrizio Romano hedh poshtë dhe opsionin e huazimit të tij drejt një klubi tjetër.
Cagliari president Giulini said to @SkySport: "Nainggolan? It's impossible to get him. I've had a meeting with Inter board and they're going to keep Radja". No chances Inter will loan him out to Galatasaray. ??? #transfers #Inter @MarcoBovicelli
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) September 9, 2020