Antoine Griezmann ka folur për të ardhmen e tij pas ndeshjes së luajtur të martën në mbrëmje kundër Kroacisë.
Francezi ka përjashtuar mundësinë e një lamtumire nga Barcelona:
“Nuk e di pse i shpikin këto zëra, ndoshta për të parë nëse një ditë do të kenë të drejtë. Por unë jam shumë mirë te Barcelona, e di se kam besimin e klubit dhe trajnerit”.
“Ka qenë një sezon shumë i komplikuar për të gjitha dhe tani duhet të nisim një të ri”.
Në lidhje me marrëdhënien e tij me Messi-n: “Shkojmë shumë mirë jashtë fushë. Është njësoj si me Mbappe, në fillim e kisha të vështirë ta gjeja në fushë. Më është dashur pak kohë. Do të ndodhë edhe me Leon. Pres me padurim të bashkohem me ekipin dhe të argëtohem”, ka thënë Griezmann për RTL.
“Dua të njoh trajnerin e ri personalisht, edhe pse kam folur me të në telefon më parë, por nuk është e njëjta gjë. Pres me padurim t ë takohem me shokët e skuadrës dhe do të bëj gjithçka është e mundur që të fitojmë trofe”.