Pjesa e parë e Suedi-Portugali, ndeshje e vlefshme për raundin e dytë të Nations League, është mbyllur 1-0 në favor t ë portugezëve.
Goli i miqve është realizuar nga CR7, i cili ka ndëshkuar suedezët me një goditje dënimi të jashtëzakonshme.
Ky ka qenë goli numër 100 i Ronaldo-s me Portugalinë; ai është lojtari i dytë në histori që ka shënuar të paktën 100 gola për ekipin kombëtar, pas Ali Daei për Iranin (109).
I vetmi në histori që e arrin këtë shifër për kombëtaren e një vendi europian.
International goal number 100 for Cristiano Ronaldo. pic.twitter.com/jrDBZQj7H8
— Xav Salazar (@XavsFutbol) September 8, 2020