Bernard Berisha ka disa fjalë për Kosovën pas kthimit në Rusi

Sulmuesi i kombëtares së Kosovës, Bernard Berisha, ishte temë diskutimi në mediat vendore, pas atij golit ndaj Greqisë.

Futbollisti nga Peja pas dy viteve në bankë rezervë e pati rastin të paraqitët për ‘Dardanët’, ku realizoi gol dhe festoi në një mënyrë që askush nuk e kishte pritur.

Ai bëri një gjest në drejtim të trajnerit, Bernard Challandes, duke i treguar atij se ai është aty dhe se meriton më shumë minuta.

Berisha tashmë është kthyer në Rusi te klubi i tij Terek Grozny, ku po kalon formë fantastike, duke asistuar e shënuar gola.

Ai me të mbërritur në token ruse ka shkruar një postim në llogarinë e tij zyrtare në facebook.

“Të gjithë të bashkuar për një qëllim, Kosovë të duam”, ka shkruar Bernardi.

Më poshtë keni postimin e tij.

Të gjithë të bashkuar për një qëllim. Kosovë të duam ?? ☝️

Posted by Bernard Berisha on Tuesday, September 8, 2020

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *