Kundërshtari i Kosovës në gjysmëfinale të Ligës së Kombeve, Maqedonia e Veriut ka luajtur baras me Gjeorgjinë 1:1 në kuadër të xhiros së dytë të Ligës së Kombeve.
Maqedonia ishte favorite për ta fituar këtë ndeshje por hasi në një lojë të mirë të Gjeorgjisë e cila me pak fat ka mundur edhe të fitojë.
Edhe në këtë takim Maqedonia në formacion kishte katër futbollistë shqiptarë: Visar Musliu, Ezgjan Alioski, Arjan Ademi e Enis Bardhi.
Padyshim figurat ma tragjike te Maqedonia këtë herë ishin dy futbollistët shqiptarë. Alioski shkaktoi penallti ndërsa Musliu u ndëshkua me karton të kuq.
Të kujtojmë se Maqedonia dhe Kosova ndeshën ndërmjet vete në gjysmëfinale të Ligës së Kombeve sfidë kjo që luhet në tetor në Shkup./Zëri