Pas një takimi mes krerëve të FFK-së me zyrtarët e IKSHPK-së, është marrë vendim për shtyrjen e fillimit të edicionit të ri për një javë. Lajmin e ka konfirmuar për Kanal 10, kryetari i FFK-së Agim Ademi.
Ademi bashkë me sekretarin e përgjithshëm, Eroll Salihu, sapo kanë dalë nga takimi me ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj.
Superliga e Kosovës ishte paraparë të fillonte më 12 shtator.
Ende nuk dihet se kur do të nis saktësisht.