ZYRTARE: Feronikeli prezanton transferimin e ri

FC Feronikeli vazhdon me prurje të reja në ekip, me një tjetër talent të futbollit kosovar.

Bëhet fjalë për Bujar Pllanën, i cili vuri firmën në kontratën e FC Feronikelit, duke u bërë futbollisti i radhës që i bashkohet klubit nga Drenasi.

Pllana, i lindur më 29 tetor 2001, është qendërmbrojtës me një potencial të jashtëzakonshëm, duke forcuar kështu të tashmen dhe të ardhmen e mbrojtjes së klubit nga Drenasi.

Ai vërehet me elegancën dhe qetësinë e tij në lojë, duke i dhënë një finesë shtesë mbrojtes së FC Feronikelit.

Pllana ishte edhe pjesë e Përfaqësueses së Kosovës U19, i cili ka zhvilluar tre ndeshjet në kualifikimet në Wales.

Bujar Pllana më parë ishte pjesë e klubit mitrovicas, Trepça ’89.

“Jam i lumtur që nga sot edhe zyrtarisht jam pjesë e klubit të FC Feronikelit, dhe dua ti falënderoj udhëheqsinë e klubit në veqanti zevendës presidentin Ragip Veselin për besimin që ka te une dhe ju prejtoj se do të angazhohem dhe do të jap më të mirën që tua shpaguaj besimin e dhenë”, tha Pllana për faqen zyrtarë të klubit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *